Kritiku i Putin: Në burg u bëra "rrobaqepës"

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, deklaroi sot se gjatë qendrimit të tij në burg i është bashkuar laboratorit të qepjes dhe se  ishte bërë "rrobaqepës", duke nënkuptuar me shaka se përvoja në qeli i kishte ndryshuar qëndrimin e tij ndaj feministeve.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, 45-vjeçari tha se autoritetet në burgun ku ai vuante dënimin, u kërkonin të pandehurve të aktivizoheshin në punë të ndryshme, siç ishte gatimi dhe qepja.

Si rrjedhojë Alexei shkruan se zgjodhi të aktivizohej në qepje.