"Më shkatërruat jetën" Shpërthen ndaj gazetarëve italiani që shkoi të vaksinohej kundër Covid-19 me krah artificial
Burri që tentoi t'i shmangej vaksinimit kundër Covid-19 duke përdorur një krah artificial prej silikoni, pretendon se i është “shkatërruar” jeta për shkak të publicitetit që mori gjesti i tij.
Guido Rousseau, 57 vjeç, refuzonte të vaksinohej kundër koronavirusit, derisa u shfaq të enjten e kaluar në një qendër vaksinimi Biella, i pajisur me një krah artificiale silikoni, që në pamje të parë duket mjaft real.
Qëllimi i dentistit italian, sipas Corriere della Sera, ishte të mashtronte infermieren për të bërë vaksinën në krahun e silikonit, në vend të krahut të tij real.
"Largohuni nga këtu. Më shkatërruat jetën," u bërtiti Ruso i zemëruar gazetarëve, që e prisnin jashtë derës së vilës së tij Pettingo .
"Ikni, do thërras policinë!"
"Unë nuk dua të bëj vaksinën, por më duhet kartoni jeshil për punën," i tha italiani infermieres Filipa Boa, sipas la Repubblica.
Avokati: Skema e pensioneve si skemë mashtrimi
7 Dhjetor, 11:1

