Pas kërcënimit për bojkotin e Lojërave Olimpike Pekini bën deklaratën e fortë: Amerika do paguajë faturën

Pas kërcënimit të një dite më parë, Kina ka qenë edhe më e ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendimin që ato morën të hënën për të bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijain tha se SHBA do të paguajë për bojkotin, por pa dhënë detaje konkrete për kundërpërgjigjen ndaj Uashingtonit.

Në 6 dhjetor, SHBA-ja deklaroi se Uashingtoni zyrtar nuk do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, por megjithatë do të mbështeste ekipin olimpik amerikan, të cilit i bëri thirrje të mos ndikohet nga bojkoti diplomatik. Bojkoti i SHBA-ve lidhet me gjenocidin siç e quajnë ato, të ujgurëve myslimanë nga Pekini, i cili shkel të drejtat e njeriut.

Kina e cila i mohon kategorikisht akuzat për ujgurët, tha përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme se Lojërat Olimpike nuk duhen politizuar.

Lojërat Olimpike Dimërore nuk janë një skenë për shfaqje dhe manipulime politike

Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’ do të nisin më 4 shkurt dhe do të përfundojnë pas 16 ditësh, në datën 20.