Rekord botëror, çifti gjerman ‘ndez’ atmosferën për festat e fundvitit, dekoron shtëpinë me 444 pemë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 15:42
Tashmë festat e fundvitit kanë trokitur në mbarë botën, por një familje gjermane e ka çuar atmosferën në një nivel tjetër.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, 55 vjeçari në Gjermani ka thyer rekordin botëror pasi ka dekoruar shtëpinë e tij me 444 pemë me drita.
"Përshëndetje, emri im është Thomas Jeromin, jam 55 vjeç dhe mbaj Rekordin Botëror për vendosjen e numrin më të madh të pemëve në një vend.”, ka thënë pronari i shtëpisë.

Siç shihet në video, shtëpia e tij shkëlqen në çdo cep nga dritat.
Thomas Jeromin tregoi se përgatitjet për dekorimin e shtëpisë i filloi që në verë, teksa ka shtuar se kjo gjë e relakson.
Ky është një rekord i ri, pasi vitin e kaluar ata kishin stolisur 420 pemë.