Ekzekutohet me armë zjarri boksieri në Greqi, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes
Boksieri 35-vjeçar Haris Kontogiorgis, është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi.
Sipas mediave vendase ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 6 të pasdites, në rrugën Ekavis, në Galatsi.
Mësohet se 35-vjeçari është vrarë teksa po hynte në një palestër.
Mediat raportojnë se ai është ekzekutuar nga dy persona që po lëviznin me biçikletë, ndërkohë mësohet se boksieri mori katër plumba në trup e si pasojë pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se boksieri ishte daja i një personi që u vra një muaj më parë në Metamorfozi, por megjithatë ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Greqinë.
Megjithatë hetimet e policisë janë fokusuar si pistë kryesore për vrasjen, në larjen e hesapeve, ndërkohë që janë publikuar dhe pamjet e vendit të ngjarjes ku u ekzekutua i riu.
