Refugjatët kërkojnë 150 miliardë dollarë nga Facebook, ja cila është arsyeja

Dhjetëra emigrantë të grupit etnik Rohingya(Rëhinxha) në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur gjigantin e rrjeteve sociale Facebook.

Emigrantët Rohingya që vijnë nga Mianmari akuzojnë kompaninë e Facebook se ka lejuar të përhapë gjuhën e urrejtjes ndaj tyre.

Ata kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Facebook, pasi pretendojnë se gjiganti teknologjik ka promovuar dhunën ndaj tyre, që shihen në mbarë botën si pakica më e persekutuar.

Rreth 10,000 myslimanë Rohingya u vranë gjatë një goditjeje ushtarake në Myanmar në vitin 2017 dhe rreth 700 mijë Rohingya u zhvendosën drejt Bangladeshit.

Refugjatët kërkojnë 150 miliardë dollarë nga Facebook,

Në padinë ndaj Facebook, emigrantët Rohingya pretendojnë se algoritmet e Facebook përforcuan gjuhën e urrejtjes kundër popullit të tyre dhe nuk vunë në dispozicion asnjë kontrollues faktesh për situatën politike në Mianmar.

Në SHBA, avokatët të cilët ngritën padinë ligjore kundër Facebook pasi nga një hetim në vite të ndryshme, në Facebook janë lejuar komentet ‘T’i luftojmë Rëhinxhat, siç bëri Hitleri ndaj hebrenjve’ apo ‘Digjini, që ta takojnë Zotin më shpejt’, pasi grupi Rëhinxha është praktikues i besimit islam.

Në Mianmar ka më shumë se 20 milionë përdorues të rrjetit social Facebook, të cilët e shohin platformën si të mënyrën e vetme për të marrë dhe shpërndarë lajme.

Rreth 600 mijë njerëz të grupit etnik Rëhinxha shihen si emigrantë të paligjshëm në Mianmar, të cilëve u mohohet shtetësia dhe arsimi, në dekada kanë qenë të diskriminuar nga qeveria dhe publiku.