CEO pushon 900 punonjës me një telefonatë tre minutëshe në Zoom, i akuzon për 'vjedhje'
CEO i Better.com, Vishal Garg, pushoi nga puna 900 punonjës me një telefonatë në Zoom , duke shkaktuar pikëllim dhe një reagim të ashpër në mediat sociale.
Biznesmeni indo-amerikan përmendi reduktimin e efikasitetit të tyre dhe reduktimin e produktivitetit si arsye për shkarkimin.
“Ky nuk është një lajm që ju do të dëshironi të dëgjoni… Nëse jeni në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna. Punësimi juaj këtu ndërpritet menjëherë,” citohet të ketë thënë Garg, sipas një videoje të zbuluar.
Numri i punonjësve të pushuar nga puna është 9% e totalit të personelit të kompanisë, e cila është aktive në fushën e hipotekave.
Një nga punonjësit, i cili humbi punën pak para Krishtlindjeve, regjistroi thirrjen në grup dhe e postoi në rrjetet sociale.
Thirrja, gjatë së cilës u pushuan nga puna 900 persona, “zgjati” rreth tre minuta.
“Është hera e dytë në karrierën time që bëj një gjë të tillë dhe nuk dua ta bëj. Herën e fundit kam qarë. Tani, shpresoj të jem më i fortë”, citohet të ketë thënë biznesmeni indo-amerikan.
CEO më vonë u shpall si autor anonim i një postimi të ashpër në blog që goditi punonjësit e Better.com në rrjetin profesional Blind.
“Ju djema e dini se të paktën 250 nga personat e pushuar punonin mesatarisht 2 orë në ditë ndërsa punonin 8 orë+ në ditë në sistemin e listës së pagave?Ata po vidhnin nga ju dhe po vidhnin nga klientët tanë që paguajnë faturat tona. Arsimohuni”
Garg konfirmoi për Fortune se ai është autori i postimit të ashpër.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ky CEO shkakton reagime të forta.
Ai ishte kritikuar më parë për një email që u dërgoi punëtorëve duke i akuzuar ata se ishin "shumë të ngadaltë, një tufë delfinësh budallenj".
Vishal Garg: “I wish I didn’t have to lay off 900 of you over a zoom call but I’m gonna lay y’all off right before the holidays lmfaooo”pic.twitter.com/6bxPGTemEG
— litquidity (@litcapital) December 5, 2021