Skandal në parlament, gjenden gjurmë kokaine në banjot pranë zyrës së Kryeministrit

Një skandal është regjistruar në parlamentin anglez.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se policia angleze ka konstatuar se në 11 nga 12 tualetet e godinës së pushtetit legjislativ anglez u gjetën gjurmë kokaine.

Kryeparlamentari Sir Lindsay Hoyle, gjatë një deklarate për mediat tha se policia do të bëjë të pamundurën për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona të cilët janë të përfshirë.

Ndërkohë mësohet se në disa tualete ku u zbuluan gjurmë kokaine, janë pranë zyrës së kryeministrit të vendit Boris Johnon si dhe ministres së Brendshme Priti Pratel.