"Politikani që zgjidhet me vota të vjedhura dënohet 22 vite burg", PD propozon ndryshime në Kodin Penal

PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal që parashikon ashpërsimin e dënimeve për këdo që kryen krime zgjedhore. Propozimi ka si referencë kodin penal Italian,  ndërsa parashikohen 22 vite burg dhe përjashtim nga politika për çdokënd që zgjedhjet  me votat e kriminelëve.

Krahas vettingut , i cili sipas Lulzim Bashës për qellim, ka   dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë  ashpërsim të dënimit për krimet zgjedhore. Ndryshimet  të cilat do të propozohen në kodin penal, sipas demokratëve janë  në përputhje me Kodin Penal Italian  i cili parashikon  që politikanët që zgjidhen me votat e kriminelëve dënohen me 22 vjet dhe u ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.

“Kushdo që pranon drejtpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike”

Qeverisja  dhe fatet e shqiptarëve thotë Lulzim Basha nuk  mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndaj sipas tij  Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.