Rama nga SHBA: 'Automation Alley' vjen në Shqipëri, bashkëpunim me tregjet amerikane

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka vizituar mjediset e organizatës “Automation Alley” në Miçigan. 

Në një video që ka bërë publike në rrjetet sociale, Rama bën me dije se ka takuar përfaqësues të kompanive të industrisë automative. 

Ai shton më tej se një mision i “Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë mundësinë e bashkëpunimit me tregjet amerikane.

“Sot u mikpritëm nga “Automation Alley” nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur industrie. Folëm për oportunitetet që ofron Shqipëri si dhe ramë dakord që një mision i “Automation Alley” të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mirë ç’po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe të tregut që i jep Shqipërisë mundësinë për tu përfshirë në këto tregje,”- shkruan Rama krah videos.