Eriksen rikthehet të stërvitet por në Janar mbyllet aventura me Interin

Lajme të mira për Christian Eriksen. Fantazisti danez është rikthyer për herë të pare të stërvitet në Danimarkë te ish skuadra e tij Odense por sigurisht me një program shumë të specializuar.

Në fushën e Adanel, mesfushori ka kryer disa ushtrime kardio të lehta për zemrën, pak vrap dhe disa ushtrime me top.

Ishte kënaqësia e parë për të pas shumë vuajtjesh, që nga 12 Qershori kur ai pësoi arrestin kardiak që pothuajse i mori jetën.

Gjithsesi kënaqësia është edhe për tifozët e Interit që shikojnë sërish benjaminin e tyre të luajë me top por fatkeqësisht ai nuk mund ta bëjë më me Interin.

Pritet që në Janar, CONI do të jape edhe rezultatin përfundimtar duke konfirmuar se Christian Eriksen nuk mund të luajë në Itali, të paktën jo me një defribilator të vendosur në zemër.

Do të jetë i pashmangshëm divorci në Janar mes palëve dhe mundësia më e madhe është që Interi të prishë kontratën për ta lënë të lirë por ndoshta edhe një huazim por që të versionet do të kishin efekt negativ financiar për klubin zikaltër. Por gjithsesi, fitorja më e madhe është ajo e jetës së Eriksen./Ora News/.