Shikoni videon/ Messi prezanton Topin e Artë me parizienët por PSG zhgënjen me Nice
Në “Parce de Princes” kishte festë sonte në mbrëmje pasi Lionel Messi prezantoi Topin e Artë për tifozët francezë në stadiumin e shtëpisë së tij të re tashmë që prej kësaj vere.
Në fakt bashkë me të edhe Donnarumma prezantoi trofeun “Lev Yashin” por siç duket skuadra e kishte ende mendjen te festa për çmimin e Messit sepse në fushë nuk dha atë që pritej.
Pa Neymar të dëmtuar dhe me Di Maria-Messi-Mbappe në fushë, skuadra e Pochettinos çaloi disi në lojë dhe në ndërtimin e rasteve në sfidën me Nice por duhet dhënë merita edhe për kundërshtarin që e vuri jo pak herë në vështirësi skuadrën me yje në Paris.
Gjithsesi edhe futja e Icardit në fushë nuk ndryshoi asgjë pasi sfida u mbyll në barazim pa gola.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy humbja e Lyonit në shtëpi 1-2 me Lens dhe gjithashtu humbja e Rennes po në shtëpi me kampionët në fuqi të Lille./Ora News/.
