Rey Manaj: Emocionuese të rikthehem në “San Siro”, Interi fiton kampionatin

Për herë të dytë këtë sezon, Rey Manaj luajti titullar me fanellën e Spezias madje dje në mbrëmje luajti pikërisht ndaj Interit, skuadrës që e lançoi në Serinë A kur zikaltërit drejtoheshin nga Roberto Mancini. Sulmuesi shqiptar foli për ndeshjen ndaj ish skuadrës dhe tifozëve të tij.

“Rikthimi në San Siro? Është gjithmonë një emocion i madh të luash në San Siro kundër ekipit tim të preferuar. I uroj Interit të fitojë kampionatin dhe të ecë përpara në Ligën e Kampionëve. Për mua ishte emocionuese dhe sfidë e veçantë”.


Më pas sulmuesi shqiptar foli për ndeshjen dhe paraqitjen e tij ku Handanoviç i mohoi një gol me një ndërhyrje të zgjuar.

“Pritja e Handanovic në fund të pjesës së parë? Ne e dimë se Handanovic është një portier i madh, gjëra të tilla ndodhin. Ne luajtëm një pjesë të parë me karakter të madh, dhe dihet që në San Siro duhet të bësh ndeshjen e jetës për të arritur pikë, por jemi të kënaqur dhe tani le të mendojmë për Sassuolo-n. Mendoj se Spezia nuk luajti me frikë në “San Siro”, ne ishim, bëmë paraqitjen tonë por në San Siro duhet të jesh inteligjent. Zgjodhëm të qëndrojmë të ngushtë në fushë dhe hoqëm dorë nga zotërimi i topit", përfundoi Manaj./Ora News/.