Shpërthen ish ylli i United: Topi i Artë, vjedhje. Shpikën një çmim për Lewandowskin

Vijojnë polemikat për fituesin e Topit të Artë. Gjithmonë ka patur debate për atë që merr këtë çmim por ky vit duket se ka shkaktuar një ndarje të madhe se për këtë duhej të shkonte vlerësimi i revistës franceze “France Football”.

Patrice Evra është një nga ata lojtarë që flet hapur dhe i thotë gjërat troç dhe për të ky edicion ishte një grabitje duke argumentuar edhe mendimin e tij.

“Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Ata të France Football duhej të gjenin një trofe për të, sepse ndiheshin fajtorë. Ata e dinë që ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë! Unë nuk jam lloji i personit që duhet të them se kush e meriton një çmim dhe kush jo. Por të gjithë shkruajnë në komente: grabitje, grabitje, grabitje. Njerëzit nuk pajtohen për këtë detyrë. Jam i sigurt se nëse votohet se kush duhet ta kishte fituar Topin e Artë mes Messit apo Lewandowskit, Lewandowski do të fitojë. Çfarë është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t'i dëgjosh dhe të japësh shpjegime”.

Në anën tjetër, Evra iu përgjigj edhe shumë komenteve të ndryshme që e ngacmonin se ai e bën këtë koment se është kundër Messit dhe pro Ronaldos.

“E saktësoj se nuk e urrej Messin. Më thonë se kam humbur tre finale të Champions League kundër tij dhe prandaj e urrej, por jo. Nuk duhet të mos kem respect për Barcelonën, sepse kam humbur finalet kundër Barcelonës. Xavi dhe Iniesta e merituan Topin e Artë, por ai iu dha Messit. Më thonë edhe se Cristiano është miku juaj, prandaj ju e urreni Messin. Nuk dua të flas me ju djema. Nëse nuk më pëlqeni, nuk më intereson, ju jeni të fokusuar vetëm në dashurinë për lojtarin tuaj. Nëse e doni dikë, ju e mbroni atë, kështu që nuk do ta kuptoni kurrë mesazhin tim. Mesazhi im është kundër korrupsionit masiv të organizuar në futboll. Messi pati një sezon të mrekullueshëm. Por Lewandowski ishte më i miri këtë vit dhe të fundit. Ajo që më pëlqen te Messi është se ai “vret” jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës. Messi mori Topin e Artë dhe i tha Lewandowskit: ‘Robert, duhet ta kishe fituar vitin e kaluar’. Po këtë vit, Leo? Djema, hapni sytë. France Football, ne kemi nevojë për përgjigje. Robert, më vjen keq që të grabitën përsëri”, deklaroi ish mbrojtësi i Juventusit dhe Man. United.