FSHF kërkon sërish bisedime me Qeverinë: Të ndryshohet Ligji i Sponsorizimit

Federata Shqiptare e futbollit ka patur sot një takim të rëndësishëm me 10 klubet e Superiores e gjithashtu me Ligën Profesioniste të Futbollit ku kanë rikthyer kërkesat për ndryshime ligjore që do të ndihmojnë e madje janë jetike për futbollin në vend.

Sipas njoftimit nga FSHF, Presidenti Armand Duka dhe drejtuesit e klubeve të Superiores diskutuan në lidhje me kërkesën për ndryshimin në Ligjin e Sponsorizimit dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar./Ora News/.