Real Madrid nis arratisjen në krye, vuan dhe fiton me Bilbaon (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 22:56
Një formë fantastike po kalon Real Madridi. Skuadra e Ancelottit luajti ndeshjen e prapambetur të Nëntorit në kampionat dhe pavarësisht vështirësive të mëdha arriti të merrte maksimumin ndaj Ath. Bilbaos në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” edhe njëherë u udhëhoqën nga Karim Benzema i cili vijon të tregohet lideri me golat e tij në fushë teksa shënoi në 40’ për t’i dhënë fitoren e pestë radhazi vendasve.
Por fitorja nuk ishte e lehtë pasi basket paten disa raste për të shënuar dhe Courtois me mbrojtjen u treguan shumë të vëmendshëm për të larguar rreziqet që afroheshin.
Gjithsesi mjaftoi ky gol që tanimë Real Madrid të kalojë në kuotën e 36 pikëve, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt, Atl. Madrid./Ora News/.
