41 vjeç por dhuron ende spektakël, shikoni tripletën e Ronaldinhos në ndeshje bamirësie

Ronaldinho Gaucho duket se i ka kaluar ditët e vështira ku kaloi disa javë në burg në Paraguai. Ish fantazisti Brazilian është gjithmonë i lidhur me futbollin dhe vijon të identifikohet me spektaklin në fushën e blertë.

41-vjeçari mori pjesë në një ndeshje bamirësie në Brazil në ku luajtën legjenda të futbollit Brazilian si Richarlyson, Walter madje edhe djali i ish Fenomenit, ishte në fushë për të përfaqësuar të Atin.

Gjithsesi Ronaldinho nuk mund të mos dhuronte spektakël para mijëra tifozëve në “Estadio Rei Pele” duke shënuar 3 herë por njëri prej tyre, një parabël ishte spektakolare.

Ronaldinho i falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë event bamirësie duke deklaruar se ende mund të luaj edhe për pak kohë futboll në fushën e blertë./Ora News/.