E rëndë! Përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet pas 2 javësh 47 vjeçari në Mat
Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (2 dhjetor) në Mat, pasi paa dy javësh dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi U. C, i cili pasi ka kryer marrëdhënie me të miturën e ka kanosur që të mos tregojë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.”- njofton policia.
E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", dhe "Kanosje”.
