Mjeku i pret këmbën e ka gabuar pacientit, spitali gjobitet me 27 mijë euro

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri ku një mjek i ka prerë këmbën e gabuar një pacienti.

Kështu sipas mediave të huaja kirurgjia duhet të paguajë një gjobë prej 27 mijë eurosh për gabimin që ka bërë .

Në spitalin e Linzit majin e kaluar iu desh t’i amputohej këmba e djathtë një pacienti të moshuar, por i është prerë këmba e majtë.

Mësohet se gabimi që është bërë është zbuluar pas dy ditësh.

Në lidhje me këtë spitali tha se nuk e dinë se si ka ndodhur një gabim i tillë.

“Thjesht nuk e dimë”, u përgjigj mjekja e kirurgjisë në gjykatë kur u pyet se pse ajo preu këmbën e gabuar.

Kjo e fundit është transferuar në një klinikë tjetër, ndërkohë burri që iu pre këmba ka ndërruar jetë.

Mësohet se gruaja e tij ka marrë një dëmshpërblim prej 5 mijë eurosh.