Shefi i Pfizer: Njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit me vite
Njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit me vite, ka thënë shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla. Sipas tij, vaksinimi i përvitshëm është i nevojshëm për të ruajtur mbrojtjen e lartë kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, i ka bërë këto deklarata para situatës së krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.
“Njerëzit do të kenë nevojë për vaksnim kundër Covid 19 edhe për disa vite”. Deklarata është bërë nga shefi ekzekutiv i kompanisë “Pfizer”, Dr Albert Bourla, në një intervistë për BBC.
Ai theksoi se vaksninimi i përvitshëm është i nevojshëm për të mbajtur një "nivel shumë të lartë mbrojtjeje".
Intevista është regjistruar para shfaqjes së variantit Omicron, por Dr Bourla tha se Pfizer kishte prodhuar tashmë vaksina të përditësuara në përgjigje të varianteve Beta, të identifikuara fillimisht në Afrikën e Jugut dhe Delta, të identifikuara për herë të parë në Indi.
Kompania tani po punon për të përditësuar një përgjigje ndaj variantit Omicron, që mund të jetë gati për 100 ditë.
Deri në fund të vitit “Pfizer” pret të furnizojë me tre miliardë doza të vaksinës së saj dhe me katër miliardë të planifikuara për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, brenda një muaji “Pfizer” do të nxjerrë një formulim të ri të vaksinës që mund të ruhet për tre muaj në frigorifer, për të cilin Dr Bourla tha se do të bënte një "ndryshim të madh" për vendet e Afrikës Sub-Sahariane.
Dr Bourla përcolli një mesazh të forte edhe për ata që nuk donin të bënin vaksina.
“Për ata që thjesht kanë frikë, i vetmi emocion i qenieve njerëzore më i fortë se frika është dashuria”, tha ai. "Kështu që vendimi për të marrë një vaksinë tjetër nuk do të ndikojë vetëm në shëndetin tuaj, ai do të ndikojë në shëndetin e shëndetin e njerëzve që doni më shumë. Kështu që merrni guximin për të kapërcyer frikën tuaj dhe bëni gjënë e duhur."
Pfizer ka zhvilluar gjithashtu një pilulë antivirale, Paxlovid, e cila sipas provave uli shtrimet në spital dhe vdekjet me gati 90%.
Ajo pritet të miratohet së shpejti në SHBA dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka rënë dakord të blejë mjaftueshëm për 250,000 pacientë.

