Prag festash, ndriçohet Nju Jorku (VIDEO)
Me dhjetëra njerëz morën pjesë këtë të enjte në ceremoninë tradicionale në sheshin e njohur te qytetit – Rockefeller Center, për të parë ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjve. Kjo pemë ka qëndruar për dekada si një fener ndriçimi për njujorkezët dhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.
Nju Jorku po përgatitet për festat e fundvitit. Dritat e Pemës së Krishtlindjes përpara Qendrës “Rockefeller” janë ndezur, ndërsa për herë të pare, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit është rikthyer edhe publiku. Kjo është një tjetër shenjë e jetës që kthehet në qytet.
Kjo pemë ka qëndruar për dekada si një fener ndriçimi për njujorkezët dhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.
“Unë jam hebre. Më pëlqejnë këto gjëra”, thanë Mark dhe Bonnie Levenstein nga Commack. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme, sepsa çifti kishin një ditë të veçantë: po festonin gjithashtu 40 vjetorin e tyre.
Bredhi 85-vjeçar norvegjez është spektakolar, peshon plot 12 ton dhe vjen nga Maryland.
"Pema vjen nga vendlindja e babait, kështu që doja të bëja një fotografi të pemës për t'u dërguar atyre," tha Alyssa Mickelsen nga Blairstoën, N.J.
Më shumë se 50,000 drita dhe një yll kristal Sëarovski zbukurojnë pemën tradicionale të festave.
“Është një traditë për mua prej disa vitesh tani, kështu që isha shumë e trishtuar kur nuk munda të shkoja vitin e kaluar për shkak të COVID, ndaj nuk doja të mungoja këtë vit,” tha banorja e Morningside Heights, Amanda Ricard.
Të pranishmit thanë se pas vitit të pushimit, ceremonia ishte edhe më i veçantë.
"Është magjike," tha banorja e Nju Xhersit Amber Hernandez.
“Nuk ka asgjë si Krishtlindjet në Neë York City, "tha Ashton Johnson nga Filadelfia.
Çdo vit, Pema e Krishtlindjes në qendrën Rockefeller vazhdon të jetë një simbol i shpresës, dhe i frymëzuar nga libri për fëmijë, “Dhurata e marangozit”, shkruar nga David Rubel. Pema do të qendrojë e ndezur deri në 7 janar.

