Vdiq 6-vjeç, i mituri paralajmëroi për një vit radhazi se babai i tij do ta vriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 22:55
Një djalë gjashtë vjeçar i kishte paralajmëruar njerëzit "për më shumë se një vit" para vdekjes së tij se babai i tij do ta vriste, por "askush nuk e dëgjoi".
Ky ëëhstë përfundimi që ka dalë gjykata në lidhje me vdekjet e të voglit në qershor të vitit të kaluar.
Arthur Labinjo-Hughes vdiq pasi mori një dëmtim në kokë ndërsa ishte vetëm nën kujdesin e njerkës së tij.
Babai i tij Thomas Hughes, 29 vjeç dhe njerka Emma Tustin, 32 vjeç, janë në gjyq pasi akuzohen për vrasje, edhe pse të dy e mohojnë.
Që kur ishte pesë vjeç, përpara se babai dhe njerka të bashkoheshin, Arthur u kishte thënë të afërmve, shokëve dhe shoqeve e mjekut se babai i tij kishte kërcënuar me vdekje.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturit.
