Si përfunduan atje?! Delet mbi çati shkaktojnë habi te qytetarët

Dy dele të fotografuara në një çati në Kembrixh, Angli  kanë shkaktuar habi në rrjetet sociale.

Një foto e bërë nga Mill Lane tregon kafshët duke qëndruar në një çati të vogël duke parë në një dritare.

Pyetjet "pse" dhe "si" ishin të shumta në Facebook pasi fotoja u shpërnda nga një pedagog i universitetit.

Megjithatë, pronari i deleve ka konfirmuar se dyshja janë në fakt modele me përmasa reale, të cilat herë pas here hiqen nga çatia për t'u larë.

Dyshja me sa duket kanë qenë në çati për disa vite, por vendi, në Little St Mary's Lane, është i mbrojtur nga pamja e shumicës së njerëzve dhe shihet me vështirësi.

Por kur profesoresha e ekonomisë e Universitetit të Kembrixhit, Chryssi Giannitsarou, filloi të punonte në katin e fundit të një biblioteke në Mill Lane këtë muaj, ajo u befasua kur pa delet mbi çati.

"Ishte me të vërtetë një gjë shumë qesharake për të parë," tha ajo.

"Më deshën disa sekonda për të kuptuar se ishin modele kur i pashë nga dritarja. Ato janë shumë reale."

"Sekreti i pamjes së tyre është larja e herëpashershme," tha pronari Nicky Woodruff.

Ai tha se delet - të quajtura Hillary dhe Billary - ishin në kopshtin e shtëpisë, por kur u zhvendosën në qendër të qytetit, ato u dërguan në një garazh derisa ai dhe gruaja e tij vendosën t'i çonin në çati.

Si përfunduan atje?! Delet mbi çati shkaktojnë habi te

Si përfunduan atje?! Delet mbi çati shkaktojnë habi te