Trump ‘sulmon’ Megan Markle: Grua manipuluese me sjellje të papërshtatshme, nuk respektoi as Mbretëreshën
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur kritik ndaj dukeshës e Sussex, Megan Markle, duke akuzuar që së pari ajo dhe pastaj Princi Harry kanë lënduar në mënyrë të pariparueshme monarkinë.
Në një intervistë për mediat e huaja, Trump deklaroi se Megan Markle është një person i frikshëm dhe manipuluese që sipas tij ajo ka ‘mashtruar’ dhe Princi Harry.
Markle Sipas Trump synonte që në fillim ta largonte nga familja mbretërore, Princi Harry, pasi ajo vet nuk ishte e denj për qenë pjesë e kësaj familje. Ndër të tjera ai tha se edhe Harry do pendohet shumë.
“Unë nuk jam një fans i saj. Nuk isha që në ditën e parë që u bë publike kjo lidhje. Besoj se Princi Harry është bërë objekt i saj dhe në një moment do të pendohet shumë. Ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen dhe mbretëreshën”, tha Donald Trump.
Ai shtoi më tej se qëndrimi i dukeshës ndaj mbretëreshës Elizabeth tregonte mungesë respekti dhe e përshkroi sjelljen e saj si të papërshtatshme.
“Ajo nuk e respektoi Mbretëreshën, e cila është një person shumë i mirë dhe gjithashtu një figurë historike. Ajo nuk e respektonte të gjithë familjen mbretërore në përgjithësi dhe Mbretëreshën në veçanti. Edhe fakti që ajo vazhdon të përdorë titujt e saj mbretëror vërteton sa më sipër dhe më bën të mos e pëlqej aspak”, tha ai.

