Gjesti heroik i policit, vë në rrezik veten dhe u shpëton jetën dy qytetarëve, shikoni videon

Policia në Rusi ka bërë një gjest heroik duke vënë në rrezik dhe veten, në mënyrë që t'u shpëtonte jetën dy qytetarëve të tjerë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një patrullë policie në Rusi ka shkaktuar një aksident automobilistik për të shpëtuar këmbësorët nga një goditje që mund të ishte fatale.

Ka qenë lëvizja e zgjuar e policit që u ka shpëtuar jetën, dy qytetarëve në një kryqëzim.

Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, dy persona po kalonin rrugën, dhe policia sapo i ka shikuar ka ngadalësuar shpejtësinë duke i lejuar që këmbësorët që të kalonin.

Mirëpo  pas makinës së patrullës, shoferi pikasi nga pasqyra se po vinte një makinë me shpejtësi, e cila mund të përplaste kalimtarët.

Pa u menduar, shoferi kthen timonin nga e majta dhe godet makinën që po vinte me shpejtësi dhe që drejtohej nga një person që ishte nën efektin e drogës, duke e ndaluar disa metra para këmbësorëve, duke u shpëtuar jetën.

E gjithë skena është kapur nga kamerat e trafikut.