Kaos nga infektimet në Bavari, Bayern-Barcelona mund të luhet pa tifozë

Në Gjermani nuk është aspak situate e mire nga covid-19. Rritja e infektimeve ka shqetësuar autoritetet dhe sidomos në Bavari situata po kthehet në një makth që mund të përsërisë skenarë të mëparshëm.


Para një gjendje të tillë, ekipi që mund të penalizohet është Bayern Munchen që fillimisht do të bëjë pa tifozët e saj në transfertën ndaj Dortmundit në fundjavë por problem më i madh është dueli në Champions League ku skuadra e Nagelsmann mund ta luajnë ndaj Barcelonës pa tifozë në “Allianz Arena”.

Bavarezët janë kualifikuar tashmë për në 1/8 dhe nuk do të jetë në lojë kalimi në fazën tjetër por mungesa e tifozëve në një ndeshje kaq të madhe me Barcelonën do të shkaktonte sigurisht një dëm financiar për arkën e Bayernit.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Soder ka paralajmëruar se do të ndalojë mbushjen e stadiumeve me tifozë edhe pse nuk ka asgjë zyrtare për ta shtrirë këtë vendim në të gjithë rajonin e Bavarisë./Ora News/.