Shqipëria për femra fiton “derbin” me Kosovën, triumfon 3-1 në “Fadil Vokrri”

Shqipëria për femra arrin fitoren e dytë në eliminatoret e Botërorit që do të zhvillohet në Australi duke u konfirmuar si forca e katërt në Grupin F.

Për vajzat kuqezi ishte një “derbi” pasi u angazhuan përballë Kosovës në një fushë të pastruar nga dëbora në “Fadil Vokrri” dhe ku ekipi i Grimës arriti të triumfonte me rezultatin 3-1.

Ndryshe nga rivaliteti në ndeshjen e Shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës, sot pati përqafime në fund të ndeshjes dhe sigurisht kështu duhet të jetë teksa nuk mund të mos linte shenjë bomberja e kombëtares, Megi Doçi.

 Ishte Kristina Maksuti që hapi serine e golave në 19’ për vajzat kuqezi ndërsa Doçi dyfishoi që në pjeën e parë në 45’ por në sekondat e fundit të kësaj pjese Kosova shkurtoi diferencën me Biqkaj.

Teksa rezultati ishte i hapur deri në fund, në 83’, Krasniqi me një iniciativë personale vulosi fitoren e Shqipërisë me golin e realizuar. Me këtë sukses, Shqipëria për femra ka 7 pikë në renditja ndërsa Kosova 4 pikë./Ora News/.