Mourinho “përkëdhel” Kumbullën: Edhe një minutë lojë e bën shumë mirë
Jose Mourinho nuk flet më për lojtarë jashtë planeve të Romës. Ditët kur ai nxorri jashtë 4 lojtarë pas një humbjeje në Conference League janë larg dhe mes tyre ishte edhe Kumbulla i cili me punë duket se po ndryshon mendimin e trajnerit portugez.
Në vigjilje të sfidës me Bolognan ku pati fjalë të mira për trajnerin Mihajloviç, Mourinho foli për një mentalitet të fortë të lojtarëve që nuk luajnë shumë dhe për diçka të tille ai tha se ka nevojë. E në këtë rast ai përmendi Marash Kumbullën i cili ndeshjen e kaluar u fut vetëm 2 minuta por me një mision nga trajneri.
“Duhet një mentalitet i fortë, një grup i fortë, që dëshiron të bëjë mirë. Merita është për lojtarët që nuk luajnë shumë, si rasti i Diawarës që luajti disa minuta, të cilët duhet të punojnë shumë gjatë javës dhe nuk luajnë, por të arrish në fushë me këtë profesionalizëm të ndihmon shumë. Lojtarë që vijnë me atë shpirt gare si Kumbulla që hyn për të marrë të verdhën, prish aksionin, markon një shtatlart si Milinkoviç bën një gjigant. Del i lumtur për atë që ka bërë për ekipin”, u shpreh Mourinho.
Trajneri i Romës foli për një mundësi rotacioni ku tha se Smalling mund të mos jetë titullarë duke lënë të kuptojë se ai do të pushojë pasi në fundjavë ka një ndeshje të rëndësishme me Interin dhe në fushë me Bolognan mund të zbresë pikërisht Kumbulla./Ora News/.
