Messi bën festë të madhe për Topin e Artë, nuk ka ftesë për Mauro Icardin
Në Paris ka patur festë të madhe private nga Lionel Messi dhe bashkëshortja për fitimin e Topit të Artë. Siç mësohet nga shtypi argjentinas dhe ai francez, fituesi i 7 Topave të Artë ka patur një festë të madhe të shoqëruar edhe nga Hashtagu LM7 teksa kishte ftuar familjarë, miq dhe të gjithë njerëzit më të afërt.
Edhe nga skuadra e tij e re e këtij viti, PSG, nuk ka munguar asnjë pothuajse sepse mungonte një, Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Çdo lojtar i PSG-së, ishte i pranishëm dhe vetëm Icardi jo e këtë e konfirmon edhe fakti që në fotot e partnereve të lojtarëve parizienë mungonte Wanda Nara.
Vetë Icardi ka postuar mbrëmë foto me urimet për Donnarummën dhe Messin që fituan çmimet respektive por asnjë foto nga festa e mundshme.

Mungesa e tij konfirmon edhe njëherë që Icardi nuk pranohet asnjëherë në rrethin e ngushtë të Messit madje edhe në kombëtaren argjentinase ish sulmuesi i Interit nuk preferohej nga ish kapiteni i Barcelonës.
Ky i fundit nuk ia fal asnjëherë për mënyrën e sjelljes së Icardit me Wanda Naran duke marrë partneren e një ish lojtari të Argjentinës, Maxi Lopez, ky i fundit shok dhe ish bashkëlojtar me Messin./Ora News/.
