Zidane te PSG? Vjen dhe reagimi zyrtar nga presidenti Al-Khelaifi

Zërat për afrimin e Zinedine Zidane në stolin e Paris Saint Germain nuk kanë ndërmend të ndalen.

 

Francezi shihet si trajneri i ardhshëm me shumë siguri nga mediat prestigjoze ndërsa pak ditë më pare reagoi edhe Leonardo që e përgënjeshtroi diçka të tillë.

Por sot për të vënë pikat mbi “I” mendoi shefi i parizienëve, Nasser Al-Khelaifi i cili teksa u shpreh i lumtur për topin e artë të fituar nga Messi sqaroi njëherë e mire edhe çështjen Zidane.

“Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Zidane, ai është një trajner i madh, por ne tashmë kemi një trajner shumë të mire. Mauricio Pochettino, është trajneri ynë, është i lumtur që është me ne dhe ne jemi të lumtur që e kemi. Të gjithëve u duhet kohë dhe nuk dua të flas më për zëra të tillë”.

Deklarata e Khelaifit mbyll për momentin çdo shteg për afrimin e Zidane por në Francë e konfirmojnë se ish trajneri i Realit ka dy objektiva, stolin e kombëtares franceze ose PSG-në./Ora News/.