Dorezat e Rokit në ankand/ Shiten në çmim rekord 30 mijë dolllarë secila
Dorezat dhe çizmet e boksit, të veshura nga aktori Sylvester Stallone në filmin "Rocky III" janë ekspozuar për publikun në Los Angeles, teksa pritet të dalin në ankand. Dërrasa e sërfit e Patrick Swayze nga "Point Break" dhe kostumi me dy pjesë i John Travolta-s i veshur në "Pulp Fiction" janë gjithashtu mes 1200 relikeve të ekspozuara.
"Gjëja e mrekullueshme e këtij koleksioni, gjithçka vjen drejtpërdrejt nga shtëpia e Sylvester Stallone këtu në Beverly Hills. Ai u zhvendonë Florida gjatë pandemisë, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer, që ai të kurontë këtë koleksion për ta sjellë në bllokun e ankandeve," tha Martin Nolan, Drejtor Ekzekutiv.
Vlerësimi fillestar për dorezat fillon nga 20,000 deri në 30,000 dollarë secila, por bashkë me to janë edhe sende të tjer si thikat e tij, pantallonat e shkurtra, çizmet etj," shtoi Nolan.
Thjesht nuk kam një shtëpi ku mund t'i ekspozoj të gjitha këto gjëra. Do të ishte si të jetoja në një muze. Në periudha të ndryshme kam shfaqur disa nga gjërat që kam marrë këtu, por do të më duhej një shtëpi shumë, shumë më e madhe" u shpreh ish-aktorja Cassandra Peterson.
1200 rekuizitat dhe reliket e tjera pritet të dalin në shitje nga shtëpia e Ankandeve “Julien’s” duke filluar nga e enjtja.
Alarm i kuq në kufirin ruso-ukrainas
30 Nëntor, 12:0


