Adel Lami: U largova nga Shqipëria, pasi mundësitë nuk ishin më atje. Kërcimi është parësor për mua
Adel Lami e kush nuk e njeh një vajzë kaq pozitive, të qeshur e mbi të gjitha një profesioniste të vërtetë në fushën e kërcimit.
Padyshim është një ndër blerinat më të suksesshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.
E zhvendosur tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi ekskluzivisht për D-Night se cilat janë planet për të ardhmen dhe kush është në zemrën e saj.
Por, pse u largua një profesioniste si Adel në SHBA, kur yllin e ka të shkruar në ballë?
Dajana: Çfarë i mungon artit në Shqipëri që të detyroi edhe ty të largohesh?
Adel: Unë jam një natyrë shumë mirënjohëse sidomos Shqipërisë dhe publikut shqiptar, sepse mua nuk më janë mbyllur kurrë dyert të jem e sinqertë. Më kanë dhënë atë çfarë kam merituar, të paktën sipas perceptimit tim.
Unë u largova, pasi mundësitë nuk ishin më atje. Shumë produksione të cilat bëheshin dikur, nuk po realizoheshin në televizionet shqiptare, shumë pak kohë televizive për kërcimin në Shqipëri, edhe ajo kohë e dhënë është dytësore, kështu që zgjodha diçka që është parësore për mua.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
D-Night me Dajana Shabani RTV ORA live nga e Hëna në të Premte 23:00-00
