A po i mungon Fifi Granitit? Postimi që ngriti dyshime

Fifi dhe Granit Cana ishin dy personazhet më të përfolur në "Big Brother."

Ata u shfaqën shumë të afërt në fillim dhe të gjithë menduar se po lindte diçka mes tyre.

Por gjërat ndryshuan kush ish-futbollisti u shpreh se mes tyre nuk mund të ketë asgjë më shumë se miqësi dhe se e shikonte Fifin si “motër”.

Më pas edhe këngëtarja u shpreh se ka pasur pëlqim, por kuptoi që nuk kishte ndjenja për të.

Por edhe pas daljes nga shtëpia si duket Granitit po i pëlqen vëmendja pasi vazhdon të merret me Fifin. Së fundmi Cana ka postuar një video kur ka qenë në shtëpinë pjesë e "Bog Brother", pikërisht për festën e Halloween.

Në videon në fjalë ish-futbollisti dhe këngëtarja shfaqen duke kërcyer së bashku. Fifi e puth në qafë dhe Graniti në ato momente rrëzohet.

“Po bie me të vërtetë”, janë fjalët që Cana ka shoqëruar videon ku shfaqet me Fifin, duke ngjallur dyshime se atij po i mungon këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by G???? (@granitcana)