FOTO/ Rihanna shpallet heroinë kombëtare
Republika më e re në botë ka shpallur yllin e muzikës pop, Rihana, heroinë kombëtare, pasi kjo e fundit është me origjinë nga Barbadosi dhe ka kontribuuar shumë për vendin e saj.

Barbadosi ndërpreu përfundimisht lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar, duke u shpallur republikë, ndërsa monarkja 95-vjeçare, Elisabeta e II nuk do të jetë më në krye të shtetit ishullor.

Në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin Brixhtaun, Dama Sandra Mason është betuar si presidente.
Princi i Uellsit, Charles dhe këngëtarja e Barbadosit, Rihanna, kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, e cila është zhvilluar në përvjetorin e 55-të të pavarësisë.

Kryeministrja e ishullit, A Motlei shpalli Rihannën heroinë kombëtare.

Sipas gazetës Guardian, flamuri që përfaqëson republikën u ngrit në mesnatë në sheshin e mbushur me njerëz, ku u njoftua kalimi i Barbados në regjimin e ri kushtetues. Mbretëresha Elizabeth uroi për këtë ditë "monumentale" dhe i dërgoi përshëndetjen e saj popullit të ishullit.

"Ndërsa ju festoni këtë ditë monumentale, unë u dërgoj të gjithë qytetarëve të Barbados urimet e mia më të ngrohta për lumturi, paqe dhe prosperitet në të ardhmen", ka përfunduar mesazhi i saj. Qindra njerëz ishin mbledhur në Urën Chamberlain dhe Sheshin e Heronjve në Bridgetown për të parë ceremoninë. U dëgjuan 21 të shtëna me armë zjarri dhe u luajt himni kombëtar i ishullit të Karaibeve. Sandra Mason u betua dhe fishekzjarrët ndriçuan qiellin.
