Pavarësia e Shqipërisë/ Vipa-t në SHBA ndezin atmosferën, Adel Lami: Jam plotësisht e dashuruar
Vipat shqiptarë ndezin atmosferën në SHBA për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Adel Lami na zbulon më shumë
Dajana: Çfarë u bë për festën e Pavarësisë në SHBA?
Adel: U bë një event shumë i bukur, i organizuar nga Eduart Deda dhe quhej “Nëntori Shqiptar” në New York. Një numër shumë i madh i artistëve, modelëve dhe miss-eve shqiptar të cilët ndodheshin aktualisht atje dhe pa harruar një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve që morën pjesë në këtë event. Kërcyem pafund, hodhëm valle, një ndjesi shumë e bukur. Dhe kur je larg e ndjen më shumë mungesën e Shqipërisë.
Dajana: E mendon veten pjesë të politikës Adel?
Adel: Patjetër, e synoj dhe po përpiqem shumë. Po studio në një nga shkollat më të mira dhe shumë fort, që kur të vij në Shqipëri ti jap politikës shqiptare më të mirën e mundshme, sepse e kam parë Shqipërinë duke jetuar atje, por edhe nga larg.
Dajana: Adel unë do kaloj te pyetja alla shqiptare se nuk ka si të mungojë. Si është zemra jote në këto momente?
Adel: Është plot dhe nuk do të them këtë gjënë klishe jam e dashuruar me jetën, por jam e dashuruar në jetën time.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
D-Night me Dajana Shabani RTV ORA live nga e Hëna në të Premte 23:00-00


