Në pemën e Krishtlindjeve të Biden, edhe foto e çiftit Trump/ Shikoni si është zbukuruar Shtëpia e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 08:19

Shirita me bollëk, ëmbëlsira, lodra, drita, ngjyra dhe një foto e çiftit Trump; në një Amerikë më të ndarë se kurrë, Biden promovon zbutjen dhe paqen, të paktën simbolikisht, ndërsa festat e fundvitit po afrohen.

Ajo që tërhoqi vëmendjen nga dekori i shtëpisë janë detajet e vogla të përpiluara nga Zonja e Parë, Jill Biden, që kujtojnë banorët e mëparshëm të shtëpisë, shkruajnë mediet e huaja.

Këtë vit çifti vendosi në pemë foto familjare të paraardhësve, që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë, midis tyre ishte dhe ajo e çiftit Trump.

Pavarësisht konkurrencës mes ish-presidentit dhe atij aktual, Joe Biden nuk e përmend kurrë emrin e paraardhësit të tij, të cilit i referohet me fjalët (ai, tjetri).




