A është i lidhur? Kledi i "Big Brother Vip" shuan kureshtjen e publikut
Ish-banori i "Big Brother Vip" Kledy Hysa ka "shuar" kureshtjen e publikut dhe ka zbuluar në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora nëse është në një marrëdhënie romantike, apo jo.
Modeli i njohur dhe ish-futbollisti thotë se është i lidhur dhe se këtë gjë ia kishte thënë banorëve të shtëpisë që në fillim të "Big Brother".
Megjithatë Kledi thotë se ka dashur ta mbajë private lidhjen e tij, prandaj dhe nuk foli më për të gjatë qendrimit në shtëpinë e "Big Brother".
"Në fillim ne shumë mirë kemi komunikuar, edhe me Monikën. E dinin që isha i lidhur. Doja ta mbaja private. Dhe me lidhjen time doja të beja një hap, ose do bëja një hap majtas, ose një djathtas", tha Kledi.
Modeli sqaron se ishte i vendosur që mos bënte asnjë lidhje me banoret e shtëpisë gjatë qendrimit në "Big Brother". Ndër të tjera ai thotë se kush janë konkurrentet e tij të preferuara.
"E kisha të qartë, nuk doja të lidhesha në Big. Nuk doja të bëja një lojë. Beniada, Einxhell dhe betarix ishin shumë interesante", u shpreh Kledi.
