"Zanatin ia ka dhënë Zoti grave, por burrat..." Kush gatuajnë më mirë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 09:37
Nuk dinë të gatuajnë mirë vetëm gratë, edhe burrat dinë të gatuajnë, ndonjëherë edhe më mirë/
Kush gatuajnë më mirë, burrat apo gratë? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.
Nga përgjigjet e qytetarëve duket se talenti në gatim nuk ka lidhje me gjininë, të qenurit grua nuk të bën domosdoshmërisht kuzhiniere të mirë. Ka dhe shumë burra që gatuajnë më së miri dhe pëlqejnë ta praktikojnë atë.
"Zanatin Zoti ia ka dhënë grave, por burrat gatuajnë më mirë", tha një qytetar.


