Video/ Me dyshemenë e mbushur me para, Bebe Rexha zbulon për miliona ndjekësit si bëhet dasma shqiptare

Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.

Në intervista të ndryshme apo edhe në postimet në rrjetet sociale, ajo nuk ka ngurruar të zbulojë ndonjë tradita nga vendi i saj i lindjes.

Së fundmi, Bebe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa video ku tregon se ka marrë pjesë në një dasmë shqiptare.

E veshur me një fustan të zi plot shkëlqim ajo shfaqet krah babait të saj në dasmë.

Këngëtarja  ka filmuar çiftin dhe të ftuarit teksa kërcejnë dhe siç e kanë traditë shqiptarët, dyshemeja ishte e mbushur me paratë e hedhura nga dasmorët.


Bebe ka postuar edhe një video ku shfaqet me babanë e saj të ulur në tavolinën e tyre, teksa kërcenin.

 “Vajza e babit”, shkruan ajo në videon në fjalë.