Kledi tregon çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix në "Big Brother Vip"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 10:27
Modeli i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së "Big Brother Vip", Kledi Hysa, teksa flet për eksperiencën e tij në reality-show, pohon se përqafimet e Donaldit dher Beatrixës janë lojë, duke nënkuptuar se dyshja nuk kanë pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.
Këshilla që ai ka për dyshen është që të mos e zgjasin shumë lojën, sepse familjet e tyre jashtë mund ta keqkuptojnë dhe të lëndohen.
"Kjo që po bën Triksa me Donaldin është një lojë. Vetëm që mos zgjasë shumë loja. Sepse ka dhe njerëz që mund të preken. Triksa ka familjen e vetë, dhe Donaldi dhe mund të lëndohen", u shpreh Kledi në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.
