U kap me 37 kg kokainë në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 11:14
Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë malazeze lidhur me sekuestrimin e 37 kg kokainë.
Lënda narkotike u kap mëngjesin e të martës, në orën 08:30, në pikën kufitare me Kroacinë në një automjet me targa shqiptare që drejtohej nga 55-vjeçari shqiptar me iniciale P.S. dhe pasagjerë ishin dy persona të tjerë nga Shqipëria me iniciale E.S. dhe S.S, 50 dhe 18 vjeç.
Kokaina ishte e ndarë në 35 pako dhe kishte peshë totale 37.3 kilogramë. Autoritetet malazeze njoftuan se është vënë në pranga shoferi shqiptar.
Sakaq, droga ishte nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishte Kroacinë.
Shtetasi me iniciale P.S është vendosur në paraburgim ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë.

