Kushtetuesja pro vendimeve të Merkel, shpall të ligjshëm vendimin për izolimin e vendit nga Covid 19

Gjykata Kushtetuese Federale Gjermane hodhi poshtë ankesat e paraqitura kundër bllokimit të pranverës së viti të kaluarr. E ashtuquajtura "frena emergjente" u cilësua sin ë përputhje me kushtetutëne dhe pse u cënuan të drejtat themelore. Sipas gjykatës këto vendime mbrojtën jetë njerëzore.

Lokdoun i vendosur një vit më parë në Gjermani është cilësuar si me probleme të mëdha në të drejtat e njeriut por ai është gjetur jo në kundërshtim me Kushtetutën nga Gjykata Federale Kushtetuese në Gjermani.

Vendimi shqyrtoi ndalimin e qarkullimit gjatë natës, kufizimet në kontakte midis shumë nejërzve, mbylljen e shkollave dhe fbareve e restoranteve  që ishin cilësuar nga pala kërkuese si jo në përputhje me Kushtetutën.

Sipas Gjykatës Kushtetuese këto masa kishin ndërhyrë ndjeshëm në shumë të drejta themelore, por ato u gjetën në përputhje me Ligjin Themeltar në Kushtetutë kur pandemia përbënte një rrezik të madh.

Gjykata evidentoi se masat i shërbenin “mbrojtjes së jetës dhe shëndetit”.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese Federale kishte vendosur vetëm për aplikime urgjente kundër masave të frenimit të emergjencës mbarëkombëtare dhe gjithashtu i hodhi poshtë të gjitha.

Vendimi i Gjykatës ndoshta do ti japë liri veprimi qeverive të landeve për të rivendosur sërish masa shtrënguese në kushtet kur vendi po përballet me një numër në rritje të personave të prekur me koronavirus dhe kur edhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë.   

Disa ditë më parë në një referendum Zvicra i tha po Green Pass ndërkohë që në shumë kryeqytete të Europës ka pasur ditët e fundit protesta kundër masave shtrënguese për qarkullimin e lirë.