Ndahet nga Mbretëresha/ Barbados bëhet Republika më e re në botë, në ceremoni edhe ylli i muzikës pop, Rihanna

Ishulli i Karaibeve është ndarë përfundimisht nga ndikimi i mbretëreshës Elisabeth, e cila mesnatën e kaluar u ‘pushua’ si kryetare e Shtetit të Barbadosit, në praninë e djalit të saj princ Charles.

Barbadosi është shpallur Republikë mesnatën e kaluar duke e hequr përfundimisht mbretëreshën britanike Elisabet II si kryetare shteti.

Në ceremoninë solemne të mbajtur në kryeqytetin e Barbadosit, Brixhtaun mori pjesë edhe djali i mbretëreshës, princ Çarls.

Princi i Uellsit, Çarls ka folur për mizorinë e tmerrshme të skllavërisë me të cilën është përballur Barbadosi.

Në ceremoni ishte dhe këngëtarja e Barbadosit, Rihanna.

Kjo epokë e re për Barbadosin i jep fund ndikimit të Britanisë, më shumë se 200 vjet më parë ishulli ka qenë qendër për tregtinë transatlantike të skllevërve.

Gjatë ceremonisë, flamuri mbretëror që përfaqësonte mbretëreshën u ul dhe guvernatorja e përgjithshme, Dame Sandra Mason u betua si presidentja e parë e vendit.