Itali/ 1000 euro gjobë kush nuk ka certifikatë vaksinimi kundër Covid ose test negativ në transportin publik
Një gjobë prej 600 deri në 1.000 euro do tu vendoset nga 6 dhjetori udhëtarëve italianë, të cilët do të kapen pa certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, apo test negativ në mjetet e transportit publik.
Vendimi është marrë mbrëmjen e së hënës, 29 nëntor nga qeveria e Mario Draghit, ndërsa Italia po lufton përhapjen e mutacionit Delta, teksa ka regjistruar dhe rastin e parë të variantit Omicron.
Inspektimet në mjetet e transportit publik do të kryhen jo vetëm nga inspektorët e posaçëm, por edhe nga punonjës policie, karabinierë, si dhe burra e gra të policisë financiare italiane.
Ministrja italiane e Punëve të Brendshme, Luciana Lamorgeze , bëri thirrje gjithashtu për bashkëpunim efikas të të gjitha shoqatave tregtare të vendit në mënyrë që zbatimi i masës të jetë i rreptë, duke mos lejuar asnjë hapësirë për korrupsion dhe manipulime.
Super Green Pass, multe da 600 a 1.000 euro a chi sale su un bus senza certificazione. Anche le forze dell'ordine sui mezzi per i controllihttps://t.co/HYVOHBoyII
— Repubblica (@repubblica) November 29, 2021

