Dëbora bllokon 60 persona brenda një “Pub-i” tre ditë të ngujuar

Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pub në Britani të Madhe, pasi dëbora ka bllokuar dyert e dritaret, e si pasojë nuk mund ta dalin jashtë.

“Pub-i” Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës.

Sipas mediave të huaja, personat që kanë mbetur brenda, po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, por nuk kanë parë se reshjet e dëborës ishin të shumta.

Dëbora bllokon 60 persona brenda një “Pub-i” tre ditë

Ata kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmja e së premtes.

Megjithatë është bërë e ditur se të gjithë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugë.

 

Dëbora bllokon 60 persona brenda një “Pub-i” tre ditë