Video/ Motori mori flakë, pilotit ju bllokuan pamjet, momenti kur avioni përplaset me një tufë çafkash ndërsa po ulej në pistë

Ky është momenti kur një avion i Ryanair goditi një tufë çafkash teksa u ul në Bolonjë, Itali, duke i vënë zjarrin njërit prej motorëve të tij dhe duke e mbuluar aeroplanin me gjak dhe pupla.

Avioni ishte nisur nga  Londra Stansted më 24 nëntor dhe po i afrohej pistës në aeroportin Marconi të Bolonjës rreth orës 23:30 kur u përplas me zogjtë.

Disa nga çafkat u përplasën në xhamin e përparmë të avionit, duke e spërkatur me gjak dhe pupla dhe duke errësuar shikimin e pilotit, ndërsa të tjerat u thithën nga motori në anën e djathtë të avionit.

Motori u dëmtua rëndë, duke bërë që flakët të dilnin nga poshtë krahut të djathtë. Por pilotët arritën ta ulnin në mënyrë të sigurt avionin dhe askush në bord nuk u lëndua.

Aeroplani ishte një Boeing 737-800 i Ryanair që operonte nga Londra në Bolonjë, sipas raporteve të medieve lokale.

Një inspektim i aeroplanit pas ngjarjes tronditëse zbuloi se tufa e çafkave jo vetëm që ishte thithur në motorin e djathtë - duke e dëmtuar rëndë atë - por se disa zogj kishin goditur edhe motorin e majtë.

Stafi i aeroportit i hoqi kufomat nga avioni, duke shkulur zogjtë  nga mesi i teheve të turbinës dhe duke hequr mbeturinat nga dorezat e dyerve, kapakët e krahëve dhe xhamin e përparmë.

Goditjet e shpendëve në avion janë çuditërisht të zakonshme, dhe megjithëse 65 për qind e goditjeve nuk rezultojnë të shkaktojnë dëme të rënda në avion sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, ato konsiderohen si një rrezik i konsiderueshëm për sigurinë e fluturimit.