Euro dhe makina luksoze/ Shqiptari në Gjermani arrestohet për trafikim droge dhe pastrim parash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 14:40
Një i ri shqiptar është arrestuar në Gjermani sot, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
Gjatë aksionit të policisë në pranga ranë edhe 6 shtetas tjerë, me shtetësi gjerman,armene dhe ukrainase.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të 19 banesave në zonën e Saalfeld dhe në Berlin, janë sekuestruar rreth 500.000 euro në pronë, automjete luksoze, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 31.000 euro.
Shqiptari ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe pritet të dalë para Gjykatës nesër.

