Zhdukja misterioze e 2 ruseve në Qipro, dyshohet për vrasje të dyfishtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 12:04
Policia qipriote ndodhet mobilizim të plotë gjatë orëve e fundit në lidhje me rastin e dy grave me origjinë ruse, të cilat janë shpallur të zhdukura që prej 17 nëntorit.
Sipas informacioneve nga Policia, në lidhje me rastin është arrestuar një person, pasi nga hetimi i rastit ka dalë në përfundimin se pas zhdukjes së dy femrave mund të ketë një krim të dyfishtë.
Policia tha se burri i kishte çuar gratë në një shtëpi në rrethin e Limasolit ku u gjetën gjurmë gjaku që përputheshin me ADN-në e njëres prej 2 grave.
I dyshuari pranoi se i kishte marrë gratë në shtëpinë e tij dhe më pas kishte shkuar sërish në Larnaka.
Shtëpia në Lemeno ku janë gjetur gjurmë gjaku:


Makron bën dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19
29 Nëntor, 11:49



