Dyzetë ditë i arratisur nga burgu, 39-vjeçari bie sërish në prangat e policisë
Një burrë nga Koreja e Veriut është arrestuar sërish, pasi i është shmangur policisë për 40 ditë me radhë, pas një arratisjeje të guximshme nga një burg kinez.
39-vjeçari, i njohur me emrin Zhu Xianjian, u arrestua sërish të dielën, 28 nëntor, sipas një deklarate të shkurtër nga policia kineze, shkruan BBC.
Autoritetet ofruan një shpërblim të madh monetar për këdo që kishte informacion që çonte në vendndodhjen e 39-vjeçarit.
Zhu fillimisht ishte burgosur me akuzat për hyrje të paligjshme në Kinë, vjedhje dhe grabitje pasi ishte arratisur nga Koreja e Veriut.
Të dhënat e gjykatës treguan se ai kishte kaluar një lumë që ndan Korenë e Veriut nga Kina në vitin 2013, duke vjedhur para, telefona celularë dhe rroba në një fshatë në kufi. Ai ka vrarë me thikë gjithashtu një grua të moshuar.
Italia konfirmon rastin e parë të variantit të ri, Omicron
29 Nëntor, 09:50


