Makron bën dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 11:49
Presidenti francez, Emanuel Makron, ka bërë dozën e tretë përforcuese kundër Covid-10. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Dozën e dytë kundër Covid-19, presidenti e bëri më 31 maj, dhe gati gjashtë muaj më vonë bëri dozën përforcuese.
Rappel vaccinal ✅
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 29, 2021
Vaccin contre la grippe ✅
Platforma për dozën përforcuese për të gjithë të rriturit u hap të shtunën, 27 nëntor, me presidentin francez që ishte një nga të parët që nxitoi për dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit , sipas rrjeteve franceze "BFMTV" dhe "Le Figaro".
Ndërsa vala e pestë e pandemisë po godet Francën, Makron u bëri thirrje francezëve sot, që të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese.
